ASKUSH NGA RAHOVECI NË KRYESINË E RE TË PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS – PDK

ASKUSH NGA RAHOVECI NË KRYESINË E RE TË PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS – PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë me çrast është zgjedhur kryesia e re e kësaj partie me mandat katër vjeçar.

Në fjalën e tij para Këshillit Drejtues, kryetari i PDK-së Kadri Veseli, deklaroi;

“Ne si forcë politike, kemi vlera, histori dhe krenari në shtetformim dhe shtetndërtim, andaj nuk do të ndalemi së punuari për shtetin, qytetarin dhe vlerat euro-atlantike”, ka thënë Veseli.

Pas debatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues, ku ishin të pranishëm 118 anëtarë, u propozuan 25 anëtarët e Kryesisë së PDK-së të cilët do t’i prijnë kësaj force politike në katërvjeçarin e ardhshëm.

Anëtarë të Kryesisë së PDK-së janë:

Kadri Veseli, Kryetar,

Abelard Tahiri,

Bajrush Xhemaili,

Bedri Hamza,

Betim Gjoshi,

Blerta Deliu,

Donjet Bislimi

Eliza Hoxha,

Elmi Reçica,

Enver Hoxhaj,

Ganimete Musliu,

Fehmi Mujota,

Floretë Zejnullahu,

Hajredin Kuçi,

Ilir Kurtishi,

Luljeta Veseli-Gutaj,

Memli Krasniqi,

Migjen Kelmendi,

Muzafer Shala,

Safete Hadërgjonaj,

Sami Lushtaku,

Shaqir Totaj,

Uran Ismaili,

Valdete Idrizi, dhe

Xhavit Haliti.

Shpresa që edhe Rahoveci të përfaqësohet në kryesi të kësaj partie mbetet të shihet kur të plotësohen vendet tjera vakante sipas statutit të partisë, të cilat do të plotësohen në ndërkohë dhe do të bëhen të ditur edhe për media, njofton Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas kryesisë së votuar në Këshillin Drejtues, duket se emrat e përfaqësuesve të degës së kësaj partie nga Rahoveci si Idriz Vehapi, Andin Hoti etj., e kanë humbur peshën politike në qendër të saj, sidomos pas humbjeve të njëpasnjëshme që pësoi kjo parti në komunën e Rahovecit.