ALTIN MORINA aderon në “Mizahir Isma”

⭐️MORINA aderon në “Mizahir Isma” 🛩

Ish-basketbollisti i Rahovecit, Altin Morina bashkohet sërish me “kaltër e bardhët”, por tani në një situatë shumë më të favorshme. Së fundi ai ishte pjesë e Yllit, me të cilin sot konfirmoi ‘divorcin’.

🎙Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Morina u shpreh i kënaqur me rikthimin në qytetin e rrushit, teksa beson se ky do të jetë vit i titullit për “Vreshtarët”.

🗣”Jam shumë i lumtur që po rikthehem në Rahovec, kësaj radhe në një super-ambient në “Mizahir Isma”, e ku me ndihmën e tifozëve besoj se do të jetë edicion i trofeve”.

Klubi i uron mirëseardhje dhe suksese lojtarit, në një udhëtim të jashtëzakonshëm që na pret muajve në vazhdim. 🤝😉